​Euro 2024: Spalletti dhe Gravina nesër do të dalin në konferencë për media pas eliminimit të Italisë

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina dhe trajneri Luciano Spalletti do të mbajnë nesër një konferencë për mediat pas eliminimit të tyre të turpshëm në EURO 2024.

Italia humbi 2:0 ndaj Zvicrës, duke u eliminuar nga Kampionatin Evropian para çerekfinales për herë të parë që nga EURO 2004, kur u rrëzuan në fazën e grupeve.

Po bëhen pyetje sesi italianët do të ecin përpara në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, veçanërisht pasi mungojnë në dy edicionet e fundit të turneut më të madh të futbollit.

Spalletti dhe Gravina do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në kampin stërvitor Iserlohn të dielën në orën 12:00. Kjo do të jetë ndërkohë që lojtarët dhe stafi do të bëjnë valixhet për t’u larguar nga qendra shumë më herët nga sa prisnin.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk pritet të tentojë dorëheqjen e tyre dhe as të shkarkohet domosdoshmërisht, presioni tashmë po rritet tek ata të dy. Spalletti u soll vetëm për të zëvendësuar Roberto Mancinin në shtator 2023, vetëm disa ditë përpara dy ndeshjeve vendimtare kualifikuese për EURO 2024 kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Back to top button