​Euro 2024: Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Hungarisë

Kombëtarja e Zvicrës e nisi Kampionatin Evropian Euro 2024 me fitore kundër Hungarisë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin A.

Zvicra e mposhti Hungarinë 3:1 për ta shënuar fitoren e parë në këtë Evropian, dhe tani ka po aq pikë sa Gjermania në vendin e parë (3 sosh), raporton KosovaPress.

Në tërë ndeshjen e sotme luajti mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Edhe pse nuk arriti ta gjejë golin, Xhaka tregoi paraqitje fantastike në fushë, si një lider i vërtetë.

E paraqitja e sotme iu shpërblye Xhakës me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Paneli i Vëzhguesve Teknik të UEFA-s vlerësoi “performancën e tij të kompletuar në mesfushë”, duke thënë: “Ai ishte i shkëlqyer në zotërim të topit, si në lojën e ndërtuar ashtu edhe në ofrimin e pasimeve depërtuese. Ai shfaqi një etikë të madhe pune dhe tregoi lidership të shkëlqyer, duke ofruar aftësi të mëdha organizative”.

Back to top button