Eurodeputeti gjerman: Lajçak ishte i pasuksesshëm si i deleguar për dialog

Deputeti nga radhët e “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka shkruar për largimin Miroslav Lajçak nga pozita e të deleguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Butikofer u shpreh se diplomati sllovak është një “fatkeqësi i pakualifikuar” si i deleguari i BE-së për dialogun.

“Shpresoj që ai të mos prishë edhe marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së”, ka shkruar Butikofer në një postim në platformën “X”.

Kujtojmë se , përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të largohet nga ky post në fund të muajit gusht.

Ndërsa pritet të emërohet për ambasador të BE-së në Zvicër, post të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ushtrojë nga shtatori./21Media

Back to top button