Europoli konfiskon 122 tonë pesticide të rrezikshme

Zyrtarët konfiskuan sasi të mjaftueshme të pesticideve të falsifikuara për të spërkatur një zonë dy herë më të madhe se Luksemburgu

Rreth 122 tonë pesticide të falsifikuara dhe jashtëzakonisht të rrezikshme janë konfiskuar gjatë një operacioni në Evropë, njoftuan sot zyrtarët e Europolit.Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian paralajmëroi se substancat e rrezikshme mund të kishin kontaminuar mjedisin dhe furnizimet me ushqime.

“Zyrtarët konfiskuan sasi të mjaftueshme të pesticideve të falsifikuara për të spërkatur një zonë dy herë më të madhe se Luksemburgu”, tha agjencia.

Hetuesit thanë se substancat e rrezikshme vinin kryesisht nga Kina dhe se ato u ishin shitur tregtarëve në Evropë nëpërmjet internetit.

Disa nga kimikatet, të cilat janë quajtur si pesticide shumë efektive, janë të ndaluara në BE për shkak të substancave të tyre kancerogjene.

Back to top button