Eurovision në kohë pandemie

 

“Ky është një mision i përbashkët për të argëtuar 200 milion njerëz që shikojnë nga shtëpia”

Për këngëtarin norvegjez TIX, Eurovisioni i këtij viti, është simbolik, duke marrë parasysh atë që po kalon bota.

“Mendoj se të gjithë kemi një ndjenjë përgjegjësie, për të gjithë ata që po na shikojnë”, tha ai.

Shumë prej tyre, përfshirë edhe James Newman, janë përgatitur për gati dy vjet për performancën në skenën e Eurovisionit.

Eurovision 2021, është një nga ngjarjet më të mëdha të drejtpërdrejta, të zhvilluara deri më tani në pandemi.

Mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovisionit, Martin Osterdahl, tha se anulimi edhe këtë vit nuk ishte kurrë në konsideratë dhe se e gjitha është pjesë e kthimit në normalitet. Madje se ky konkurs këngësh do të mbahej, pavarsisht çfarë do të ndodhte me pandeminë.

“Ne jemi vërtet shumë të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Te gjithë mbajnë distancën dhe respektojnë zgjedhjet e njëri-tjetrit. Unë nuk përqafoj askënd”, tha Stefania, përfaqësuesja e Greqisë këtë vit.

Bëhet e ditur se të gjithë do të testohen çdo 48 orë dhe kontrolli do të jetë i vazhdueshëm.

Ndërkohë, Benny Cristo, përfaqëson Republikën Çeke këtë vit, pasi bëri testin dhe doli negativ ai me gëzim të madh tha, “Le ta bëjmë këtë”, ku bëri të ditur se udhëtoi me autobus nga Praga dhe nuk ndaloi as në pika karburanti, me qëllim që të ishin të sigurt ai dhe ekipi i tij.

Siç duket, të gjithë pjesëmarrësit e Eurovisionit të këtij viti, po bëjnë të pamundurën për të qëndruar të sigurt dhe të jenë të lirë të performojnë në skenën magjike të Eurovision./21Media

Back to top button