Eva Buzo mbërrin me not nga Italia në Shqipëri

(Lajm i përditësuar)
Notarja Eva Buzo ka përfunduar me suksese sfidën e saj nga brigjet e San Focca deri në Gadishullin e Karaburunit.
Ajo dhe ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare, e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, ndërsa kësaj here rrugëtimin e ka përfunduar duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant.
Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh.
Në momentin e mbërritjes, Eva nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa.
Gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.
Nga Italia në Vlorë me not, Eva Buzo rikthehet për të përfunduar sfidën e saj
Eva Buzo sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate, është rikthyer pas një viti për të përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.
Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme, rreth orës 14:00, është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.
Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.
Deri në orën 18:00, pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkruar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare. Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 milje për të mbërritur në brigjet e Vlorës dhe mendohet se do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës, rreth orës 01:00.
Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone i ka dërguar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, pasi kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin.