Evertoni drejtë qëndrimit në Premier Ligë

Evertoni është largua nga zona e rënies në Premier Ligë duke iu falënderuar një tjetër performance të nivelit të lartë nga Jordan Pickford në fitoren e mundimshme 2-1 ndaj Leicester Cityt.
Pas humbjes 3-1 të Burnleyt ndaj Aston Villas dhe humbjes 2-1 të Leeds United nga Arsenali, skuadra e Frank Lampard që ishte të dielën në pozitën e 18-të, kaloi një pikë mbi rivalët e tyre në vendin e 16-të dhe ka një lojë më pak së të dy këto skuadra.
Në një fillim të furishëm në stadiumin “King Poëer”, gjuajtja mahnitëse e ukrainasit Vitaliy Mykolenko nga vija e zonës pas një krosimi të Alex Iëobi i dha Evertonit një epërsi të hershme në minutën e gjashtë, përpara se sulmuesi i Leicesterit Patson Daka të barazonte shifrat vetëm pesë minuta më vonë pas një tollovie në mbrojtje mes Yerry Minas dhe Seamus Coleman.
Vizitorët, të cilët më pas humbën Minas për shkak të lëndimit në pjesën e parë, shënuan atë që do të rezultonte goli i fitores në minutën e 30-të kur Mason Holgate tundi rrjetën me kokë.
Pas pushimit, gjithçka ishte në dorë të Jordan Pickford. Pas një sërë pritjesh të shkëlqyera në fitoren 1-0 të fundjavës së kaluar ndaj Chelseat në “Goodison Park”, numri 1 i Anglisë prodhoi një tjetër paraqitje të frymëzuar. Së pari, ai e ndali me mjeshtëri përpje e goditjen e Nampalys Mendy, përpara se të ndalonte dy herë goditjet e Harvey Barnes nga afërsia dhe distanca.
Evertoni tani renditet në vendin e 16-të me 35 pikë dhe ka një ndeshje më pak se rivalët tjerë që po luftojnë për të mbijetuar.

Back to top button