Facebook dhe Youtube marrin detyrime nga BE

Pas implementimit do të bllokohen përmbajtjet që promovojnë terrorizmin

Rrjetet Facebook dhe YouTube do të jenë të detyruara të largojnë fjalime me përmbajtje të urrejtjes në faqet e tyre sipas një propozimi të miratuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Vendimi i BE-së tash pret miratimin e Parlamentit Evropian para se të hyjë në fuqi.

Nëse ky rregull do të implementohet, rrjetet shoqërore do të jenë të obliguara që të bllokojnë përmbajtjen e caktuar, siç janë video-klipet, të cilat promovojnë terrorizëm ose urrejtje në baza të ndryshme.

Back to top button