”Facebook” ua ndalon qasjen talibanëve në rrjetin social

Facebook ka bërë të ditur se ka ndaluar qasjen talibanëve në platformën e tyre, si dhe se ka ndaluar të gjithë përmbajtjen që i mbështet ata.
Ata kanë deklaruar se kanë një ekip ekspertësh nga ekspertë afganë për të monitoruar dhe hequr përmbajtjen që lidhet me organizatën.
Talibanët kanë përdorur mediat sociale për vite me radhë për të përhapur mesazhet e tyre.
Marrja e shpejtë e Afganistanit nga ana e tyre paraqet sfida të reja për kompanitë se si të merren me përmbajtjen e lidhur me talibanët.
“Talibanët, sipas ligjit amerikan, perceptohen si një organizatë terroriste dhe ne i kemi ndaluar ata të kenë qasje në shërbimet tona. Kjo do të thotë që ne po heqim profilet e lidhura me talibanët.”, ka thënë një zëdhënës i Facebook-ut për BBC.
“Ne gjithashtu kemi një ekip të përkushtuar të ekspertëve afganë të cilët janë folës amtare të gjuhëve zyrtare në Afganistan dhe e njohin kontekstin lokal, duke na ndihmuar që të identifikojmë dhe të paralajmërojmë për problemet e reja.”, ka shtuar ai.
Facebook ka theksuar se politika zbatohet për të gjitha platformat e saj, përfshirë rrjetin kryesor të mediave sociale, Instagram dhe WhatsApp.
Sidoqoftë, ka raporte se talibanët po përdorin WhatsApp për të komunikuar.
Facebook i ka thënë BBC-së se do të ndërmarrë veprime nëse gjen llogari në aplikacion që janë të lidhura me grupin.
Platformat rivale janë gjithashtu nën shqyrtim për t’u marrë me përmbajtje të lidhura me talibanët.
Zëdhënësit kanë përdorur Twitter për të azhurnuar qindra-mijëra ndjekësit e tyre, ndërsa organizata ka marrë kontrollin e Afganistanit.
Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me përdorimin e Twitter nga talibanët, një zëdhënës i kompanisë ka theksuar politikat kundër organizatave të dhunshme dhe sjelljen e urrejtjes.
Sipas rregullave të tij, Twitter nuk lejon grupe që promovojnë terrorizmin ose dhunën kundër civilëve.
YouTube ende nuk ka komentuar politikën e talibanëve.

Back to top button