Kaloni te përmbajtja kryesore

Fadil Maloku analizon koalicionet për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Profesori universitar Fadil Maloku ka analizuar aplikimin e partive për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sumica e partive të mëdha vendosen që të shkojnë në zgjedhje pa një koalicion të madh.

Në koalicion shkuan Vetëvendosje me Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

“Këto koalicione anipse të vogla dhe me fokus “komunitetar” ose “identitar/politik”, çka është më e rëndësishme nuk janë të natyrës ideologjike! Dhe gjithë kjo qasje e koalicioneve, na dëshmon një politikë fragmentare dhe ndarjeve sociale, ku komunitetet pakicë dhe përfaqësimet lokale luajnë rol më të madh se linjat ideologjike të majta/djathta. Këto koalicione, dëshmojnë edhe një fenomen interesant të “mbijetimit ekektoral” apo të frikës që kanë partitë e vogla për kapërcimin e pragut. Ndërkaq, ajo çfarë është më interesant; ka të bëjë me atë, se; koalicionet etnike, në fakt mund të sigurojnë përfaqësim më të theksuar në Parlament, por në anën tjetër, ato duke u barrikaduar prapa “sintagmes etnike” e zbehin dhe e fragmentojnë kohezionin social të shoqërisë kosovare. “, ka thënë Maloku në një prononcim për RTV21.

Sipas tij barrikadimi prapa “etnisë” për votuesit qon një mesazh të gabuar!

“Sepse, qytetarët gjykojnë se; vota e tyre fiton “peshë specifike” vetëm nëse adresohet te komuniteti, në vend se të shkoj te individi! Dhe e gjithë kjo frymë, në “sytë ” e ndërkombëtarëve qon një mesazh për një rishpërndarje të votës që sociologjikisht perceptohet si “distancë sociale” apo thellim i dallimeve etnike! Në anën tjetër, koalicionet me backgraund ideologjik, po shihen ende me rezerva të rralla. Dhe kjo dosido dëshmon se hendeqet etnike vazhdojnë ta dominojnë “petkun” e demokracisë kosovare, shumë më shumë se “petku” ideologjik dhe ai i programeve zhvillimore….”, ka përfunduar ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button