Fahirje Hoti: Mendojmë me hap një restorant tradicional

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’ është shpallur Evropiania e Vitit 2022’’ nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian.
E ftuar në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” në RTV21 Fahrije Hoti tha se është ndjerë e lumtur dhe shumë krenare.
“Ka qenë ndjenjë e mirë që kam hyrë në garë në top 5”, tha ndër tjera Fahrija.

Duke folur për planet e reja të Kooperatives Bujqësore ‘Krushë’ është hapja e një restoranti tradicional.
“Mendojmë me hap një restorant tradicional për t’i angazhuar gratë”, shtoi Hoti./21Media

Back to top button