“Fajtorë kujdestarë për çdo dështim”, Cakolli paralajmëron për rrezikim të gjyqësorit nga Qeveria

(Lajm i përditësuar)
“Fajtorë kujdestarë për çdo dështim”, Cakolli paralajmëron për rrezikim të gjyqësorit nga Qeveria
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, në ”Click” të RTV21 ka komentuar reagimin e ministrit në detyrë Hekuran Murati, pasi Gjykata Supreme ia ka shfuqizuar udhëzimin e ri administrative për arkat fiskale.
Murati në reagimin e tij ka përmendur emrat e gjyqtarëve të Supremes që kanë marrë këtë vendim. Cakolli për këtë tha se kjo është pjesë e një fushate të pastër elektorale, për të gjetur një ‘fajtor kujdestar’ për çdo gjë që nuk shkon mirë.
”Së pari, fakti që janë përmendur me emër dhe mbiemër gjyqtarët përbën apriori një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Së dyti, duke njohur mënyrën e funksionimit të diskursit publik dhe përvojën nga e kaluara – ku përmendja publike e emrave të gjyqtarëve ka shërbyer si bazë për vendosjen e emrave të tyre në pankarta dhe grafika nëpër sheshe – kjo praktikë ka ndikuar drejtpërdrejt në cenimin e sigurisë së tyre. Unë besoj se kjo është pjesë e një fushate të pastër elektorale, për të gjetur një ‘fajtor kujdestar’ për çdo gjë që nuk shkon mirë,” deklaroi Cakolli.
Cakolli: Qeveria ka shkelur me vetëdije ligjin dhe Kushtetutën
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh dhe udhëzimesh administrative në kundërshtim të plotë me ligjin dhe procedurat kushtetuese. Duke iu referuar veçanërisht udhëzimit administrativ të ministrit në detyrë Hekuran Murati, i cili tashmë është anuluar.
Sipas tij, Gjykata ka vendosur një precedent të rëndësishëm duke sqaruar se Qeveria nuk ka të drejtë të marrë vendime për akte që nuk janë të domosdoshme.
”Udhëzimi administrativ i ministrit Murati, i cili tashmë është anuluar, është një rast domethënës – jo vetëm sepse është nxjerrë nga një ministër që nuk ka pasur të drejtë ta bëjë këtë, por edhe sepse nuk është ndjekur as procedura standarde e ligjvënies. Gjykata në këtë rast ka vendosur një standard të rëndësishëm, duke theksuar se Qeveria nuk ka të drejtë të mblidhet dhe të votojë për akte ligjore që nuk janë të domosdoshme. Kemi të bëjmë me një shkelje sistematike të ligjit dhe të Kushtetutës – dhe ajo që është më shqetësuese, është se këto shkelje janë bërë me dashje,” tha Cakolli.
Cakolli: Qeveria në detyrë miratoi mbi 60 vendime në kundërshtim me ligjin, dëmi, rreth 70 mijë euro
Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka bërë të ditur në “Click” të RTV21 se Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar mbi 60 vendime, rregullore dhe akte nënligjore në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e vendit.
Sipas tij, këto veprime kanë krijuar pasoja financiare të panevojshme, duke shkaktuar një kosto prej rreth 70 mijë eurosh. Këto shpenzime nuk janë planifikuar në buxhetin vjetor, nuk janë konsideruar aktivitete të domosdoshme dhe nuk përfshihen në planin zyrtar të punës së Qeverisë.
”Vlera e këtyre vendimeve kanë pasojë rreth 70 mijë euro nga buxheti i shtetit, mjete t♪7 cilat nuk kanë qenë të parapara me buxhetin vjetor me kuptimin që nuk kanë qenë aktivtiet i domosdoshëm dhe mbi të gjitha nuk janë pjesë e planit të Qeverisë”, tha Cakolli.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?