Fajtori i humbjes së Bayernit
”Bavarezët” të pakënaqur me referin
Skuadra gjermane, Bayern Munich ka gjetur fajtorin e humbjes së mbrëmshme nga Real Madridi.
”Bavarezët” kanë mbetur të pakënaqur nga ndarja e drejtësisë nga referi, Nicola Rizzoli, i cili dha një penallti të dyshimtë për Realin, ndërsa më pas e largoi nga loja mesfushorin Javi Martinez. Këto edhe ishin shkaqet që Bayerni është i pakënaqur me humbjen e mbrëmshme.
Ndryshe, Bayern Munich mbrëmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve humbi nga Real Madridi me rezultat 2:1./21Media