Falja e tatimit në pronë, Ibrahimi: Komunat do të humbin mbi 28 milionë euro

Komunat e Kosovës rrezikojnë të futen në kolaps gjatë 2024, nëse zbatojnë faljen e tatimit në pronë në vlerë 100 euro, derisa llogaritet që dëmi të jetë mbi 28 milionë euro. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahiminë në emisionin “Startup” në RTV21.
“Ne si Asociacion e bëmë një analizë financiare ku kërkuam nga Komunat se sa do të ishte dëmi financiar nëse zbatohet neni 5 i atij ligjit dhe dëmi financiar ishte mbi 28 milionë euro”, tha ai. Duke theksuar se tatimi në pronë është e hyra kryesore vetanake e komunave dhe shumica e këtyre përkthehet në investime kapitale./21Media