“Falsifikim i parasë”, arrestohen pesë persona

Pesë persona u arrestuan dje në Mitrovicë për disa raste të veprës penale “Falsifikim i parasë”.

Policia informoi se arrestimi i pesë personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, se të dyshuarit, duke bashkëvepruar kanë marrë dhe përdorur në treg bankënota të falsifikuara në së paku pesë raste të ndodhura në kohë dhe lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Jugut.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri bankënota nga 50 euro, të cilat do të procedohen si dëshmi në kallëzim penale. Si rezultat i hetimeve, nga pesë të dyshuarit dy nga ka ta kanë rezultuar të jenë në kërkim nga Gjykata për vepra tjera penale të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa tre të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.”, bëri të ditur Policia./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button