Falsifikimi i testeve për koronavirus, mbyllet një laborator në Ferizaj

Sot është realizuar një operacion i Policisë së Kosovës në katër laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj, ku është konstatuar se në njërin prej tyre po lëshohen teste PCR SARS COV-19 të falsifikuar dhe kundërligjorë.
Sipas Policisë, laboratori në të cilin është gjetur test PCR SARS Cov-19 i falsifikuar, është mbyllur për kohë të pacaktuar, gjithashtu, personi me inicialet K.XH(40 vjeç) që e ka lëshuar këtë test është shoqëruar për në Stacionin Policor në Ferizaj.
“Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  janë kontrolluar dhe legjitimuar  4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet  PCR SARS COV-19 që është lëshuar , rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar. Është identifikuar personi që ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjecar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj ”, ka bërë të ditur Policia e Kosoves përmes një komunikate për media.
Me vendim të Prokurorit ndaj të dyshuarit për falsifikim të testit, është inicuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button