Familja Ademaj del me deklaratë rreth intervistimit të Naim Murselit dhe të tjerëve

Familja e Liridona Ademit ka njoftuar përmes një deklarate se këtë javë prokurorja e rastit të vrasjes bashkë me hetuesit e kanë kryer intervistimin e të dyshuarit për vrasjen e Liridonës.
Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës ka thënë se janë të knaqur me mënyrën e intervistimit por shtoi se për shkak të procedruës së hetimeve nuk do të bëjnë publike at që u tha gjatë intervistimit.
“Përshëndetje,
këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.
Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve. Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.
Me respekt,Familja Ademaj”, thuhet në deklaratë.
Lirodna Ademaj u vra në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli./21Media