Familja amerikane mirëpret një vajzë në jetë pas 130 vitesh

Audrey është emri i vajzës e cila u lind në një familje në SHBA, më saktësisht në Michigan. Ajo që e bën interesant tregimin për të është se Audrey u mirëprtit në këtë jetë pas 130 vitesh, pasi që në familjen e Carolyn e Andrew Clark për këto vite linden vetëm meshkuj.

Prindi i Audrey, Andrew, për media ka thënë se pritja në jetë e një vajze në familjen e tyre ishte befasi e madhe. E nëna e vajzës, Carolyn, ka treguar se para dhjetë vitesh kur është takuar me bashkëshortin e saj të tamnishëm, Andrew, nuk ka besuar në këtë histori.

Lindja e Audrey në familjen Clark ishte po ashtu e mirëpritur marrë në konsideratë se Carolyn ka pasur një dështim në vitin 2021. Ajo ka thënë se kur ka mbetur shtatzënë, nuk është mërzitur nëse fëmija është djalë apo vajzë. Me rëndësi për ta ishte që të jetë fëmijë i shëndetshëm. Fillimisht kur kanë kuptuar se është vajzë, e kanë mbajtur sekret.

Tani, ata janë shumë të lumtur që fëmija është vajzë dhe ajo më e rëndësishmja, që ajo është me shëndet të mirë./21Media

Back to top button