Familja e Faton Hajrizit nesër ngrit padi ndaj Kurtit, Bislimit, Haxhiut e Rexhës

Familja e Faton Hajrizit të enjten do të ngrisë padi ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryemistrit Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetit të e Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexha. Këtë për portalin rtv 21.tv e konfirmoi avokati Gent Gjini.
“Jam Avokat i angazhuar nga familja Hajrizi e që bëhet fjalë për çështjen e Faton Hajrizit nesër në pallatin e drejtësisë do të dorëzojmë padit dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtines ndaj zyrtareve publik të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtjes për Faton Hajrizin me shprehjen si kriminel e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë të i procedojmë padit për shpifje ofendim ku zëvendëskryemistri Besnik Bislimi dhe kryeministri po poashtu dhe deputeti Arbër Rexha dhe ministria e drejtësisë kanë përdorur shprehje jo etike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, tregon ai.
Gjatë kësaj procedure në ditën e nesërme pritet të marrë pjesë edhe vëllai i Faton Hajrizit.
“Me ne do të jetë edhe vëllai i Faton Hajrizit Artani, nesër në ora 1 e 30 në Pallatin e Drejtësisë”, bënë të ditur avokati Gjini. /21Media