Familja Hoxha hapi dyert për ngushëllime

Familja Hoxha e fshatit Qëndresë të komunës së Prizrenit ka hapur dyert për ngushëllime. As vetë familjarët nuk e dinë se kur do të vie në Kosovë trupi i baba Ahmetit, i cili ka mbetur i vdekur në aksidentin e së dielës, në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë.
55 vjeçari, Ahmet Hoxha ishte lajmëruar për herën e fundit në mbrëmjen e së shtunës. Ai ishte nisur për shtëpi në Kosovë dhe përveç Valmirit ka lënë edhe dy fëmijë pas vetes.
“Baba është nisur prej Gjermanisë, është nisur ditën e shtunë dhe janë nisur me ardh si zakonisht. Jam dëgjuar kah ora 11:30 në autobus. Është nisur bashkë me djalin e dajës me ardh. Qato kanë qenë datat e fundit që unë kam fol me ta. Jam djali i tij, Valmiri kemi mërzi shumë të madhe… Është baba edhe djali i dajës”, ka treguar djali i tij Valmiri.
Familja Hoxha po pret sot trupin e 55 vjeçarit për varrim, por që ende nuk është e konfirmuar.
“Unë jam dëgjuar sot me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot sipas të gjitha gjasave po planifikohet me u nis trupi për Kosovë. Shpresoj, nuk është asgjë zyrtare”, ka shtuar ai.
Valmiri derisa ka foluir për Kp ka shtuar se kanë peng që kjo ka ndodhur si shkak që shoferin e ka zënë gjumi.
“Dyshimet, na flen ajo, mërzit që e ka marrë gjumi shoferin. Ka mujt me i ndodhë gjithçka, ka mund të jetë shofer dikush tjetër, ajo është ajo që nuk mundemi dhe me akuzua kërkon”, ka përfundon ai.
Ahmet Hoxha ishte bashkë në autobusë me djalin e mikut, Kujtim Kastratin. Edhe ky i fundit ka mbetur i vdekur në këtë aksident tragjik në Kroaci. 9 bashkatdhetarë dhe shoferi kanë vdekur, ndërsa me dhjetëra kanë mbetur të lënduar./kp

Back to top button