Familja Miftari jeton në shtëpi të kalbur, fëmijët lënë shkollën

Djali i familjes 25 vjeçar ka lënë shkollën për punë dore

Në fshatin Skifteraj të Komunës së Vitisë, ekipi i emisionit “Edhe unë jam Kosovë” të RTV21, vizitoi familjen Miftari ku i priti zonja Zymrije, nënë e katër fëmijëve, e cila rrëfeu për mungesat e hekat e tyre.

Ajo është e sëmurë, por në gjendje më të keqe shëndetësore e ka bashkëshortin, Demushin të cilin ekipi nuk arriti ta takojë, pasi siç tregon Zymrija, ai vuan edhe nga një sëmundje nervore dhe shpeshherë nuk kthehet në shtëpi, shkruan rtv21.tv

Shtëpia ku jeton kjo familje është shumë e vjetër, e dëmtuar, pikon uji brenda saj, thjeshtë një shtëpi e cila nuk është e banueshme.

Edhe më keq për familjen Miftari është çështja e të ardhurave mujore, vetëm djali i tyre 25 vjeç punon si hamall, punë kjo jo e përditshme e tij. Ndërsa nuk marrin as ndihmë sociale.

“ Ndihmë sociale nuk marrim, as nuk na ka ardh kërkush me na vizitu, po as kështu me shku nuk kena pas mundësi me shku se po na thojnë po lypin pare. Kushtet katastrofë, një djalë e kom nal edhe prej shkollës për me na majt neve, ka 10 euro as për barna nuk po dalin”, tha Zymrija, shkruan rtv21.tv

Kur flet për fëmijën, ajo fillon të qajë, me dhembje tregon se si vajza e saj në klasën e 9-të e mirëmban shtëpinë. Ndërsa po obligohet që të ja ndërpre shkollën për shkak se nuk kanë para t’ia paguajnë udhëtimin nga fshati deri në Viti.

Një shtëpi sado e vogël dhe një bunar, thonë anëtarët e kësaj familje do t’ua zbusë gjendjen e varfërisë në masë të madhe./21Media

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=a52HkNgUCJ4

Back to top button