Familja që jeton në mes të rrethrrotullimit

Një familje nga Uellsi i Jugut është e shqetësuar pasi jeton brenda një rrethrrotullimi, shkroi DailyMail të mërkurën.
Chelsea Griffiths, 22-vjeçare, deklaroi se i duhet kohë për t’i ikur kolonave dhe trafikut të rënduar në lagjen ku jeton, derisa tha se meqë është shtatzënë, vështirësitë i shtohen.
“I di momentet e ngarkuara të ditës kur autobusët janë në rrethrrotullim. Ky është më i rrezikshmi. Kështu që unë kam kurdisur kohën për të ardhur dhe për të shkuar sa më sigurt që të jetë e mundur, përndryshe jemi të bllokuar”, deklaroi 22-vjeçarja.
Një tjetër banore e objektit tha se ndihet si në burg, pasi e tërë ndërtesa gjendet në një vend ku kalojnë mijëra vetura çdo ditë.
“Kushdo që vendos të vendosë një bllok banimi në mes të një rrethrrotullimi duhet të gjejë një punë tjetër. Nuk është kënaqësi të jetosh këtu. Jam e dëshpëruar”, deklaroi ajo.

Back to top button