Familjes së heroit Afrim Bunjakut i ndahet medalja “Mburoja e Policisë”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha familjes së policit të vrarë në sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjakut i ka dhuruar medaljen “Mburojë e Policisë”.
Gjatë vizitës te kjo familje, Hoxha, bashkë me stafin e tij, kanë shprehur mbështetjen për familjen Bunjaku.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Hoxha, familjes së heroit Afrim Bunjaku i ndau medaljen ‘Mburojë e Policisë’, si dhe në emër të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë z. Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë./21Media