Fansi i propozoi martesë, Xhensila pati përgjigje të prerë për të

Këngëtarët e skenës shqiptare sezona e verës i gjen të angazhuar me koncerte të shumta.
E shpesh ndodh që artistët përballen me situata të ndryshme gjatë performancave të tyre në koncerte.
Këngëtares, Xhensila Myrtezajt i ndodhi një e papritur gjatë performancës në një koncert. Një fans i saj papritur i ka propozuar për martesë dhe përgjigja e këngëtares ishte menjëherë e prerë.
Ajo i tregoi dorën e majtë ku në gisht mban unazën e saj të martesës.

“Edhe një natë” titullohet kënga e fundit e Xhensilës që e solli në bashkëpunim me Noizy. “Edhe një natë” e publikuar më 15 korrik deri tani në YouTube ka mbledhur mbi 2 milionë klikime./21Media

Back to top button