Fatmir Sejdiu: Lufta është bërë prej të gjithëve

Sipas Sejdiut, njerëzit e kanë ndjerë nevojën e luftës kundër okupatorit

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në emisionin “Click” në RTV21, ka thënë se lufta është bërë nga të gjithë njerëzit, pasi që e kanë ndjerë nevojën e luftës kundër okupatorit.

“Janë njerëz që janë ndërtuar në një frymë politike (…) Eshte me rëndësi se njerëzit e kanë ndjerë nevojën e luftës në këtë rast edhe të armatosur kundër okupatorit që e kemi pas në qafë. Dhe natyrisht ka rreshtime politike ajo se ka do të majn njerëzit në pjesën e votimeve janë deklaruar në faza që i kemi parë. Natyrisht që ka ndodh edhe situata të ndërtimit të partive tjera në ambicie personale njerëzve. Por, esencailisht është e nevojshme është se në këtë rrafsh Rugova ka pasur edhe ndaj tjerëve”, ka thënë Sejdiu.

Sot janë bërë 14-vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, më 23 dhjetor të vitit 1989 u zgjodh kryetar i LDK-së, parti kjo e para politike në Kosovë. Ishte vetë presidenti Rugova që thirri një konferencë për medie dhe njoftoi se vuan nga kanceri në mushkëri, pasi që pak kohë më herët ishte tërhequr nga aktivitetet e përditshme. /21Media

Back to top button