Fatmir Sheholli po trajtohet në spital

I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe momentalisht po trajtohet aty.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit, Afrim Cana.

“Pacienti është pranu dje (11.10.2025), ka ardhë me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit, ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë Cana.

Back to top button