Faton Peci deklarohet pas aksionit të Policisë në Ministrinë e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka përshëndetur aksionin e sotëm në dikasterin që ai drejton, me ç’rast për keqpërdorime dhe korrupsion me subvencione u arrestuan 21 zyrtarë.
“Përshëndes veprimin e organeve të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, të cilat në aksionin e sotëm goditën skemën e keqpërdorimeve financiare ndër vite në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Peci.
Ministri Peci ka thënë se veprimi i sotëm është përpjekja më serioze për kthimin e dinjitetit të bujqve e fermerëve, të cilët ndër vite janë bërë pre e skemave mashtruese.
Peci ka inkurajuar fermerët dhe bujqit që të bashkëpunojnë me organet e rendit për ta denoncuar çdo veprim, i cili ka cenuar dhe dëmton punën dhe djersën e tyre.
“Subvencionet duhet të arrijnë te bujqit, por jo te keqpërdoruesit dhe mashtruesit”, ka thënë ai.
Ministri Peci ka theksuar se duke ndarë subvencione për fermerë, pa ndërmjetësues e pa keqpërdorues do të mund ta sigurojmë një ambient dhe klimë të favorshme për këtë kategori jetike për shtetin./21Media