Fazliu nokautoi boksierin serb, shfaqet me kapelën e UÇK-së

Boksieri shqiptar, Liridon Fazliu ka nokautuar në Belgjikë boksierin serb, Stefan Markovic, në boksin profesionist. Fazliu e ka mposhtur të shtunën Markovicin në raundin e tretë.
“Dua të falënderoj të gjithë trajnerin tim familjen time gruan time vëllezërit e mi sponsorët e mi dhe sigurisht mbështetësit e mi ju ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka publikuar edhe një video, në të cilën shihet momenti kur e ka nokautuar boksierin serb.

Në momentin kur është shpallur fitues, Fazliu ka pasur në kokë kapelë me UÇK-në./21Media
Mund të jetë një imazh i 3 personave dhe njerëzve në këmbë

Back to top button