FC Shkupi nesër përballet me Shamrock Rovers
FC Shkupi nesër në Todor Proeski National Arena “Filip II Arena” pret skuadrën e Shamrock Rovers të Irlandës. Ndeshja do të fillojë në ora 21:00.
Shkupianët deri më tani garonin për t’u kualifikuar në Champions League, por ishte Dinamo Zagreb që e eliminoi në raundin e dytë skuadrën shqiptare, e cila tashmë rrugën e vazhdon në Europa League.
Shamrock Rovers njihen si skuadër me jo pak eksperiencë në gara të tilla, teksa kanë mbi 70 ndeshje të luajtura në Evropë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?