FDA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Administrata e Ushqimit dhe Barërave (FDA) i ka hapur rrugën të premten vaksinës Pfizer për përdorim edhe tek fëmijët e moshave 5-11 vjeç, kundër COVID-19.
FDA-ja megjithatë ka sqaruar se doza e vaksinës për këto mosha duhet të jetë vetëm sa një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit, për përdorim urgjent.
Kësisoj, deri në 28 milionë fëmijë të tjerë amerikanë mund të vaksinohen që në fillim të javës së ardhshme.
Të martën e ardhshme, këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të bëjnë rekomandime më të detajuara se cilët të rinjtë duhet të vaksinohen, me një vendim përfundimtar nga drejtori i Agjencisë që pritet menjëherë më pas.
“Vaksinimi i fëmijëve më të vegjël kundër COVID-19 do të na sjellë më pranë rikthimit në një ndjenjë normaliteti”, ka thënë përmes një deklarate, doktoresha Janet Woodcock, ushtruesja e detyrës së komisionerit të FDA në një deklaratë.

Back to top button