Federata e Boksit të Kosovës cakton datat e ndeshjeve për senior

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka njoftuar se do të organizojë Kampionatin Individual në boks për senior dhe të rinjë.

Kampionati do të zhvillohet më 25 dhe 26 nëntor në Palestrën e Sporteve të Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Në njoftim shtohet se të drejtë pjesëmarrje në këtë Kampionat kanë boksierët që kanë minimum 5 meqe të zhvilluara.

Garat zhvillohen:

E Shtunë 25 Nëntor ora: 16:00 – Gjysmë finalet

Peshimi i boksierëve 11:00-12:00

E Diel 26 Nëntor ora: 12:00 – Finalet

Peshimi i boksierëve 08:00-09:00./21Media

Back to top button