Federata e Tenisit të Kosovës reagon pas provokimeve nga Djokovic

Tenisti serb Novak Djokovic ka provokuar sërish Kosovën, kësaj radhe nga Kampionati Botëror i Tenisit, atje ku në prezantimin e ekipit serb, janë lëshuar këngë nacionaliste ku përmendet Kosova dhe ku bëhet thirrje që flamuri serb të valojë nga Prizreni deri në Rumi.

Kjo ka bërë që Federata e Tenisit në Kosovë të reagojë duke e dënuar fuqishëm këtë provokim të Djokovic dhe pjesës tjetër të ekipit serb.

“Është përkeqardhje që provikime të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive, e sidomos në Davis Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit (ITF). Federata Ndërkombëtare e Tenisit si organizatore e kësaj garë është përgjegjëse dhe bashkëfajtore për këtë provokim të rradhës ndaj shtetit të Kosovës. Federata e Tenisit për ta mbrojtur shtetësin e Kosovës dhe institucionet e saja të pranuara ndërkombëtarisht, në koordinim me institucionet e lartpërmendura do ta bëjë ankesën e radhës në ITF, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe institucionet të tjera relevante ndaj provokimit të fundit të tenistëve serb në Malaga”, thuhet më tutje në këtë reagim të Federatës së Tenisit.

Ndryshe, Novak Djokovic në Paris, në turneun Rolan Garros pati bërë bujë të madhe me shkrimin e tij “Kosova është zemra e Serbisë”.

Back to top button