​Federata suedeze e futbollit pritet të mbajë takim urgjent pas humbjes nga Kosova

Pas humbjes nga Kosova në kualifikimet për Kupën e Botës, Federata Suedeze e Futbollit pritet të zhvillojë një takim për të diskutuar të ardhmen e trajnerit Jon Dahl Tomasson. Suedia është e fundit në grup me vetëm një pikë pas katër ndeshjesh, ndërsa presioni ndaj trajnerit është rritur ndjeshëm.

Drejtori i futbollit në federatë, Kim Källström, tha pas humbjes kundër Kosovës se besimi te trajneri vazhdon, por shtoi me ironi:

“Kemi besim të plotë te trajneri i kombëtares sonë derisa të mos e bëjmë më.”

Källström theksoi se situata kërkon analizë të kujdesshme dhe vendime të mirëpeshuara.

“Duhet të bëjmë një hap prapa, të mendojmë në qetësi dhe të gjejmë rrugën e duhur përpara,” – u shpreh ai.

Në vendimmarrje do të përfshihen edhe Sekretari i Përgjithshëm Tobias Tibell dhe Menaxheri i Kombëtares Stefan Pettersson.

“Janë vendime të mëdha dhe nuk merren lehtë,” – shtoi Källström, i cili gjithashtu deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Back to top button