Federer do të pensionohet këtë muaj

Roger Federer, një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, do të tërhiqet nga tenisi i nivelit të lartë pas Laver Cup në Londër këtë muaj.
20 herë kampioni i Grand Slam-it nuk ka luajtur që nga Wimbledon 2021, pas së cilës ai bëri një operacion të tretë në gju.
“Mesazhi i trupit tim për mua kohët e fundit ka qenë i qartë”, tha zvicerani Federer, 41 vjeç, përcjell rtv21.tv
“Kam luajtur më shumë se 1 mijë e 500 ndeshje gjatë 24 vjetëve. Tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese”, shtoi ai.
Federer ka luftuar me një problem në gju për tre vjetët e fundit që e ka kufizuar atë në tre nga 11 Grand Slam-et e organizuara që nga fillimi i vitit 2020.
Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje konkurruese që nga humbja ndaj Hubert Hurkacz në çerekfinale në Wimbledon verën e kaluar./21Media

Back to top button