Felix Brych referon ndeshjen e parë gjysmëfinale EURO 2020

 
Felix Brych është emëruar si arbitri kryesor për ndeshjen e parë gjysmëfinale të evropianit Itali-Spanjë në Londër, më 6 korrik.
Për Brych, do të jetë ndeshja e pestë në këtë Euro, pasi ai në fazën e grupeve ndau drejtësinë në ndeshjet Holandë – Ukrainë (3-2) dhe Finlandë – Belgjikë (0-2), në raundin e 16 referoi ndeshjen Belgjikë – Portugali (1-0), dhe çerekfinalen Ukrainë – Angli (0-4).
Brych do të ndihmohet në fushë nga bashkatdhetarët Mark Borsch dhe Stefan Lupp, dhe në dhomën VAR nga Marco Fritz. Rusi Sergei Karasyov është emëruar gjyqtari i katërt.

Back to top button