FemArt sjell “Vals i këputun” nesër në Teatrin Kombëtar
FemArt 10 sjell nesër performancën “Vals i Këputun” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Vals i këputun” është frymëzuar nga një këngë e vjetër arbëreshe, e cila ka mbetur në kujtesë kolektive prej shekujsh, si një motiv i mjegullt.
“Kjo reminishencë e turbullt zgjoi interesin për të hulumtuar dhe krijuar në lidhje me kujtime të paplota, imazhe ‘të balsamosura’ nga burime të panjohura. Me valsin ‘e këputun’ si fill lidhës për këto evokime të papritura, thelbi i tyre mbetet i fshehtë, por i gjallë”, përshkruhet shfaqja në njoftim.
“Vals I këputun” nis në orën 20:00.
‘ëas bleibt kollektiv’ është një nismë e koreografit të mirënjohur botërisht Gentian Doda. Një bashkëpunim mes artistësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Fokusi i tyre qëndron në zbulimin e gjendjes njerëzore nëpërmjet lëvizjes (ose mungesës së saj)./21Media