Fëmija i parë i Jasharëve që erdhi në jetë pas rënies heroike të familjes, feston ditëlindjen

Mbesa e Hamëz Jasharit, Feridja sot feston ditëlindjen e 23-të. Siç tregon edhe babai i saj Bekimi, ajo është fëmija i parë që ka ardhur në jetë pas rënies heroike të anëtarëve të familjes Jashari.
Bekimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar vajzën e tij më fjalët më të mira, shkruan portali rtv21.tv
“Më dha epitetin baba, për të përjetuar ndjenjën e të qenurit prind dhe për të kuptuar dashurinë që babushi kishte ndaj meje dhe fëmijëve tjerë.Vajza jonë Feridja ishte jeta e parë pas rënieve së të gjithë atyre jetërave në luftën heroike të familjes. Ajo erdhi për të dhënë kurajo, forcë e motiv për të vazhduar një jetë re, të ndërtuar mbi gjakun e derdhur për Liri.”, shkroi ai në Facebook.
Ky vit është edhe më i veçantë pasi shënon edhe përfundimin e studimeve.
“Feridja që me krenari mbanë emrin e nënës, erdhi në jetë në muajin e çlirimit të Kosovës, ditëlindjet e saj na lidhin me përfundimin e luftës dhe rikthimin tonë në trollin e babës Shaban.Sot, bashkë me familjen po festojmë ditëlindjen e artë të saj, në një kalendar të veçantë, 23 vite, data 23 dhe viti 2023.Viti 23 për Feridën shënon edhe përfundimin e studimeve, andaj urojë që ky numër dhe ky vit të jetë vit i sukseseve, gëzimit dhe lumturisë së pafundme.Gëzuar ditëlindjen vajza jonë!Të duam shumë!”, përfundoi Bekim Jashari./21Media