Kaloni te përmbajtja kryesore

Fëmijë që punojnë për një copë bukë

Gjithnjë e më shumë fëmijë po punojnë për të ndihmuar familjet e tyre, në mes të një kolapsi ekonomik në Afganistan.
Edhe para pushtimit të talebanëve, qindra mijëra fëmijë afganë u detyruan të siguronin jetesën për shkak të varfërisë së përhapur, transmeton rtv21.tv.
Megjithatë, që kur grupi erdhi në pushtet, financimi ndërkombëtar kryesisht është ndërprerë. Janë vendosur edhe sanksione dhe për pasojë papunësia po rritet.
Secunder Kermani i BBC-së e kaloi ditën me një grup djemsh që kohët e fundit filluan të shkëlqejnë këpucët në Kabul për të fituar një copë bukë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button