Fëmijëria e Rifat Latifit, thotë se e ka ruajtur lopën në fshat, është përballur me sëmundje…
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka rrëfyer për fëmijërinë e tij, në edicionin festiv të emisionit “BonBon” të RTV21.
Latifi ka treguar për përballjen me sëmundje gjatë fëmijërisë si dhe për dëshirën që ka pasur të bëhet mjek.
Ai gjithashtu ka treguar se si fëmijë ka ruajtur lopë në fshat.
Rifat Latifi në muajin nëntor u emërua ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Ai u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punoi në institucione prestigjioze shëndetësore./21Media