Ferizaj, arrestohet 32 vjeçari për kanosje ndaj ish-gruas së vëllait

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kanosur ish bashkëshorten e vëllait të tij.
“Mbrëmē, rreth orës 21:30 Policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut është një rast i kanosjes”, ka njoftuar Policia.
Policia njoftoi se ka arrestuar B.D/ 32 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllaut të tij A.L/ 24 vjeçare, ndërsa në kërkim policor , poashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D/24 vjeçar.
Policia të dyshuarin e parë e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është cilësuar “Kanosje”./21Media

Back to top button