Ferizaj, gjuajtje me armë zjarri, konfiskohen 78 fishekë
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Jezerc të Ferizajt.
Me të marrë këtë informacion, Policia ka arritur në vendngjarje, ku në lokacionin e raportuar përkatësisht në një villë, ka hasur në 15 persona.
Nga një i dyshuar janë konfiskuar një armë e kalibrit 9mm dhe 78 fishekë, gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur edhe një karikatorë i revoles ‘NN’.
I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media