Ferizaj një hap larg finales së Kupës, triumfon ndaj Llapit në Podujevë

Skuadra e Ferizajit ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtimin ndaj Llapit, duke u afruar ndjeshëm me finalen e Kupës së Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në Podujevë ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, por Ferizaji triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Llapit, një fitore e jashtëzakonshëm, derisa ndeshja e kthimit luhet në Ferizaj.
Ferizaj u tregua më konkret në momentet vendimtare, duke shfrytëzuar rastet e krijuara dhe duke menaxhuar mirë lojën deri në fund, kur në minutën e 18-të, Ferizaj arriti të kalonte në epërsi, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Ndërkohë në minutën e 87-të, Kushtrim Shabani shënoi për 0-2 kurse në minutën e katërt shtesë, Besar Musolli arriti të realizojë ndaj Ferizajit, duke i dhënë shpresë Llapit për ndeshjen e kthimit.
Me këtë fitore, Ferizaj tashmë është shumë pranë sigurimit të një vendi në finale të Kupës, duke bërë një hap të madh drejt një suksesi të rëndësishëm në këtë kompeticion.
Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare, ku gjithçka mbetet e hapur, por avantazhi aktual i jep Ferizajt një pozicion mjaft të favorshëm për të vazhduar tutje drejt finales.