Ferizaj, një person po kërkohet për dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Një person është në kërkim policor në Ferizaj. Sipas Policisë, ai po kërkohet për dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në shtëpinë e personit, me inicialet E.B., janë konfiskuar dy armë, një pushkë automatike dhe një pistoletë.

“Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në prani të avokatit me detyrë zyrtare dhe dy dëshmitarëve, kanë realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B (M/K) i moshës 54 vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskur: një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë”, ka bërë të ditur në njoftimin nga Policia e Kosovës.

Back to top button