Ferizajasi grushton babain
Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të 17 gushtit në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht babain e tij.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia duke mos dhënë detaje të tjera./21Media