Ferizajasi me pushkë e mbyti një qen
Një person dyshohet se ka vrarë një qen endacak me pushkë gjuetie të cilën e kishte pa leje.
Rasti ka ndodhru në fshatin Slivovë të Ferizajt, më 22 maj, rreth orës 17:30.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte qenë së bashku me fëmijën e vëllait para shtëpisë së tij, përderisa qeni kishte tentuar ta sulmojë fëmijën.
“I dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë së bashku me një fëmijë te vëllait te tij para shtëpisë së tij, një qen endacak kishte tentuar që të sulmoj fëmijën. I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media