Ferizajasi therr me thikë vëllain

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me një mjet të mprehtë-thikë vëllain e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, shkruan rtv21.tv

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, njofton tutje policia. Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

 

 

Back to top button