Fero feston ditëlindjen e 24-të me dhuaratën më të mirë

Rep-artisti i njohur, Fero sot e feston ditëlindjen e 24-të. Këtë vit ai e feston ditën e tij të veçantë me epitetin më të mirë, atë të babait.
Me rastin e ditëlindjes, artisti do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e fansa të shumtë. Por, urim special fero mori nga bashkëshortja e tij, modelja Abenita Ismajli,shkruan rtv21.tv
Modelja e uroi personin e zemrës me disa video dhe foto në instagram, në disa prej të cilave artisti shihet me vajzën. Krahas njërës video, në të cilën Fero shihet duke e puthur të bijën, Arbenita e uroi Feron, të cilin e quajti “Babai më i mirë”.


Ndryshe, Fero dhe Arbenita Ismajli në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë, të një vajze, të cilës ia kanë vënë emrin Nina./21Media

Back to top button