Fero fillon punën për projekte të reja
Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin skenik, Fero nuk ka ndërmen të ndalet. Ai ka bërë të ditur se po punon për një projekt të ri muzikor.
Fero në ”InstaStory”, ka treguar se për fansat e tij do të publikoj edhe disa këngë me videoklipe.
”Masi i kom fasnat mat qart shqiptari, vendosa me iu gzu hala, a pe doni 1 muzik me spot a 2 3?”, ka shkruar Fero.

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj, Fero ka postuar edhe një fotografi ku shihet në studio muzikore dhe duket se i ka përveshur menjëherë mëngët për të punuar për këngët e reja.

Dy javë më parë, Fero ka publikuar projektin e tij të fundit të titulluar ”Bella”, ku protagoniste e videoklipit është edhe gruaja e tij, Arbenita Ismajli.
Fero dhe Arbenita e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre më 18 shkurt ndërsa më 24 prill ka ardhur në jetë vajza e tyre, Nina./21Media