Fero paraqitet në stacion policor, Agaj jep një sqarim për publikun

Fero dhe truproja i tij janë dorëzuar në polici, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt, menaxherit të disa artistëve.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit nga të dhënat fillestare janë dy të dyshuar, njëri prej tyre ka pasur edhe armë dhe e ka sulmuar viktimën, ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.
”Informata është pranuar rreth orës 15:30,  për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen.  Së kendejmi rreth oës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, ka thënë Borovci për portalin rtv21.tv.
Gjithashtu edhe viktima e këtij rasti, Jemir Agaj ka theksuar se Fero dhe turpëroja e tij kanë shkruar në studio të tij, ndërsa aktualisht Agaj po trajtohet në emergjencë.
Përmes një postimi në ”Instagram”, Agaj ka thënë se gjithçka çfarë po qarkullon nëpër media është e vertetë.
”Sqarim per miqet edhe shume juve te tjere qe me keni shkru e jeni interesu ne lidhje me gjendjen tem. Eshte komplet e vertete ajo qe po qarkullon ne media qe une sot jam sulmuar nga personat tashme te njohur per organet e drejtesise dhe publikun e gjere. Jam sulmu ne venin ku une edhe shume koleg hajm buk prej saj, dmth ne studion tone muzikore SBS Entertainment. Menjehere pas rastit i jam drejtu organeve te rendit, te cilet une i mbeshtes ne menyre te plote dhe ofroje mbeshtetjen time te pa kursyer ne zbatim te ligjit dhe venien e drejtesise per çdo rast te mundshem te shkeljes se ligjit nga kushdo. Une pertej shtepise time nuk mund te shkoje”, ka thënë Agaj./21Media

Back to top button