Ferran Torres shënon het-trik në fitoren e madhe të Barcelonës kundër Real Betis

Skuadra katalanase ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Real Betis me rezultatin 5:3 dhe vazhdon të kryesojë tabelën pas 16 xhirove në La Ligë.
Kjo është njëherësh fitorja e 13-të e Barcelonës në edicionin e ri të garave të futbollit spanjoll dhe tashmë skuadra ka 40 pikë, katër më shumë se Real Madrid në vendin e dytë, por një ndeshje më pak, raporton KosovaPress.
Antony solli Real Betis në epërsi me golin e shënuar në minutën e gjashtë.
Ferran Torres solli përmbytje të rezultatit vetëm brenda dy minutash duke shënuar për epërsinë e Barcelonës në minutat 11’ dhe 13’.
Mesfushori 28-vjeçar Roony Bardghji thelloi epërsinë në minutën e 31-të pas asistimit të Pedri.
Ky i fundit asistoi edhe për golin e katërt të Barcelonës, autor i të cilit ishte Ferran Torres në minutën e 40-të duke arritur kështu het-trik në këtë ndeshje.
Barcelona nuk u ndal në pjesën e dytë dhe Lamin Yamal shënoi edhe golin e pestë në minutën e 51-të nga penalltia.
Llorente (85’) dhe Hernandes (90’) megjithatë zbutën epërsinë e thellë të Barcelonës deri në fund të takimit për të përfunduar me rezultatin 3:5.
Kjo ishte humbja e tretë në këtë edicion të garave për Real Betis, i cili mbetet në pozitën e pestë me 24 pikë.